Pyetje dhe Përgjigje mbi Myhandyman.al
Mirësevini në seksionin tonë të Pyetjeve të Bëra Shpesh (FAQ). Këtu kemi përmbledhur përgjigjet për pyetjet më të zakonshme që marrim çdo ditë nga klientët tanë në Tiranë dhe Durrës. Qëllimi ynë është t’ju ndihmojmë të gjeni shpejt informacionet më të rëndësishme mbi shërbimet që ofrojmë, mënyrën e funksionimit, kohët e ndërhyrjes, çmimet, garancinë, sigurinë dhe procesin e rezervimit.
Duke e lexuar këtë seksion, do të mund të kuptoni më qartë si punojmë, çfarë përfitoni nga shërbimet tona profesionale dhe si mund të organizojmë më së miri ndërhyrjen që ju nevojitet. Nëse pas leximit keni ende pyetje të tjera, ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë përmes telefonit, mesazhit ose formularit të kontaktit.P: Çfarë është MyHandyman.al?
MyHandyman.al është një platformë që lidh klientët me profesionistë të besuar për shërbime të ndryshme në shtëpi dhe biznes, përfshirë riparime, instalime, mirëmbajtje dhe projekte të tjera teknike.
P: Çfarë lloj shërbimesh ofroni?
Ne mbulojmë një gamë të gjerë shërbimesh, si:
- Shërbime Elektrike
- Shërbime Hidraulike
- Punime druri dhe montim mobiljesh
- Mirëmbajtje ambjentesh të banesave dhe të bizneseve
- Montim pajisje dhe elektroshtëpiake
- Riparime të ndryshme
- Shërbime Bravandreqës
- Shtrime me Parket
- Lyerje dhe Dekorime
- Punime të vogla ndërtimore
- dhe shumë shërbime të tjera
P: Si mund të bëj një kërkesë për shërbim?
Mund të bëni kërkesë nëpërmjet faqes sonë duke plotësuar formularin e kontaktit, duke zgjedhur kategorinë e shërbimit dhe duke përshkruar nevojën tuaj. Ekipi ynë do t’ju kontaktojë për detaje të mëtejshme.
P: A ofroni shërbime urgjente?
Po, në varësi të disponueshmërisë së profesionistëve. Për raste urgjente (si prishje elektrike ose rrjedhje uji), përpiqemi të dërgojmë një specialist sa më shpejt të jetë e mundur.
P: A janë specialistët tuaj të licencuar dhe të verifikuar?
Po. Të gjithë profesionistët tanë kalojnë një proces verifikimi dhe kanë eksperiencën e nevojshme për të garantuar cilësi dhe profesionalizëm.
P: Si përcaktohen çmimet?
Çmimet varen nga lloji i shërbimit, kompleksiteti i punës dhe materiali i nevojshëm. Pasi shqyrtohet kërkesa juaj, ju jepet një vlerësim paraprak dhe i detajuar.
P: A ka pagesë për preventivin?
Preventivi bazë është falas. Për vizita në terren ose diagnostikim teknik mund të aplikohet një tarifë e vogël, e cila zbritet nga shuma finale nëse vazhdon me shërbimin.
P: Çfarë ndodh nëse nuk jam i kënaqur me punën?
Ofrojmë garanci për punën dhe përkushtim ndaj cilësisë. Nëse nuk jeni të kënaqur, ju lutemi na kontaktoni dhe ne do të bëjmë rregullimet e nevojshme pa kosto shtesë.
P: A punoni edhe gjatë fundjavave?
Po, ofrojmë shërbime gjatë gjithë javës, përfshirë fundjavat dhe festat, sipas rezervimeve dhe disponueshmërisë.
P: Si mund të kontaktoj me MyHandyman.al?
Mund të na kontaktoni:
- Nëpërmjet faqes tonë zyrtare
- Përmes telefonit dhe whatsapp në numrin +355684166067
- Në Instagram/Facebook
- Ose me email në adresën info@myhandyman.al
Kërkesë Informacioni