Riparime, instalime dhe shërbime të ndryshme hidraulike në Tiranë dhe Durrës.
Ndoshta keni nevojë për një hidraulik profesionist dhe të kualifikuar për të lidhur lavatriçen ose për të riparuar një rubinet, hidraulikët tanë ekspertë do t'ju ndihmojnë dhe ndoshta mund t'ju ofrojnë shërbim hidraulik të njëjtën ditë ose të nesërmen.
Hidraulikët tanë të kualifikuar janë në gjendje të kryejnë një sërë punimesh hidraulike, nga zhbllokimi i lavamanëve, rregullimi i mikserit të dushit ose kuzhinës, deri tek bërja e një impianti të ri hidraulik.
Ne do të sigurohemi gjithmonë që çdo shërbim hidraulik që ju kërkoni do të kryhet me efikasitet dhe në kohën e duhur. Për ne asnjë punë nuk është shumë e vogël apo shumë e madhe.
Profesionistët tanë, kujdesen gjithmonë që çdo shërbim të kryhet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe me cilësi të lartë.
Ofrojmë shërbime të specializuara hidraulike si për bizneset ashtu edhe për privatet në Tiranë dhe Durrës.
Disa nga shërbimet që ofrojmë:
Riparime Dushi dhe Vaske.
Shërbim i shpejtë dhe profesional për çdo problem me dushet dhe vaskat. Ofrojmë riparime të plotë për dushin dhe vaskën tuaj, duke zgjidhur çdo problem si rrjedhje, presion i ulët, bllokime apo dëmtime mekanike.
Çfarë përfshihet:
- Riparim rrjedhjesh te kabina apo vaska
- Zëvendësim sifonësh dhe tubacionesh
- Ndërrim të kokave të dushit
- Riparim problemesh me presionin e ujit
- Montim i pjesëve të reja sipas kërkesës
Riparim dhe Instalimi i Kapakëve të Toaletit
Ofrojmë montim, zëvendësim dhe riparim të çdo modeli kapaku tualeti.
Çfarë bëjmë:
- Instalimi i kapakëve soft-close
- Riparim i kapakëve të dëmtuar
- Zëvendësim i kapakëve standard dhe premium
Shërbim i shpejtë, i pastër dhe me çmime konkuruese.
Riparim, Zëvendësim dhe Instalimi i Boilerit
Specialistë në çdo lloj bojleri elektrik, vertikal apo horizontal.
Shërbime:
- Riparim ose zëvendësim i rezistencës
- Ndërrim termostati
- Zëvendësim valvulash sigurie
- Instalime të reja me garanci
Punojmë me të gjitha markat: Ariston, Ferroli, Tesy, etj.
Riparim dhe Zëvendësim i Qypave të Toaletit
Nëse qypi ka rrjedhje, bën zhurmë ose nuk mban ujë, teknikët tanë e riparojnë në vend.
Shërbimet tona:
- Riparim mekanizmi flush
- Ndërrim llastikësh dhe valvulash
- Instalime qypesh të reja
Riparim, Instalimi dhe Zëvendësim i Pompave Sanitrit
Sanitrit-i është i ndjeshëm dhe kërkon specialistë dhe ne jemi ekspertë në këtë fushë.
Çfarë ofrojmë:
- Diagnozë profesionale
- Pastrim dhe mirëmbajtje të pompës
- Zëvendësim i pompave të dëmtuara
- Instalime të reja të certifikuara
Riparim dhe Instalimi i Grirësve të Mbeturinave
Shërbim për kuzhina moderne.
Shërbimet:
- Riparim i motorrit
- Zhbllokim i grirësve
- Ndërrim i grirësve të dëmtuar
- Instalime të reja nën lavaman
Zhbllokim Toaleti, Lavamani, Bide dhe Dushi
Zhbllokim profesional pa prishur pllakat apo tubat.
Përdorim:
- Pajisje profesionale për zhbllokim
- Kamera inspektimi (nëse kërkohet)
- Prova presioni për parandalimin e problemeve
Silikonim i Vaskave, Dushit dhe Lavamaneve
Zgjidhje për lagështirë, myk dhe rrjedhje. Estetikë perfekte dhe jetëgjatësi e lartë.
Përfshin:
- Heqje silikonit të vjetër
- Pastrim antibakterial
- Vendosje silikoni premium rezistent ndaj mykut
Instalimi dhe Zëvendësimi i Dushit dhe Vaskës
Nga modelet standard deri te sistemet moderne hidromasazh.
Çfarë përfshihet:
- Heqje instalimit të vjetër
- Montim profesional
- Testim funksional
- Konsultim për zgjedhjen e modelit
Montim të Kabinave dhe Xhamave të Dushit/Vaskës
Specializuar në kabina me xham të temperuar.
Shërbimet tona:
- Montim kabinash lineare, këndore, walk-in
- Rregullim dyersh të varura
- Zëvendësim xhamash të dëmtuar
Zëvendësim i Toaletit, Lavamanit, Bides, etj.
Montojmë të gjithë elementët e banjos sipas standardeve.
Përfshihet:
- Heqja e elementit të vjetër
- Vendosje dhe silikonim profesional
- Lidhje hidraulike e sigurt
Riparime Rrjedhje Uji
Riparim i çdonjërrit prej burimeve të rrjedhjeve.
Specializuar për:
- Rrjedhje të tubave
- Rrjedhje te sifoni
- Rrjedhje nga rubinetat
- Lokalizim i rrjedhjeve të fshehura
Riparim dhe Zëvendësim i Bojakut të Plakave të Banjos
Përmirësim estetik dhe funksional i banjos.
Çfarë ofrojmë:
- Ndërrim bojaku midis pllakave
- Rilyerje për një pamje të re
- Pastrim i bojës së vjetër
- Vendosje silikoni premium rezistent ndaj mykut
Montim dhe Riparim i Rubinetave dhe Mixer-ave
Nga modelet e thjeshta deri te mixer-at modernë.
Shërbime:
- Montim mixer-a të murit dhe të lavamanit
- Riparime rrjedhjesh
- Zëvendësim i kartuçave
Instalimi i Lavatriçeve dhe Lavastoviljeve
Instalim i sigurt dhe profesional i pajisjeve elektroshtëpiake.
Përfshihet:
- Lidhja me ujë dhe shkarkim
- Vendosja e pajisjes në nivel
- Testim i plotë i funksionimit
Kërkesë Informacioni